Janë zbuluar dokumentacionet që tregojnë se Twitter po përgatit opsionin e ri, që do t’ju mundësojë përdoruesve të kësaj platforme të postojnë tekste më të gjata.
Postimet me përmbajtje të shkurtër është karakteristikë e Twitterit, e kjo është arritur falë kufizimit të numrit të karaktereve në postim në këtë platformë të njohur.
Megjithatë kohë pas kohe përdoruesve u krijohet përshtypja që një format i tillë po i kufizon të përpilojnë një përmbajtje me format më të gjatë.
Twitter is working on “Twitter Articles” and the ability to create one within Twitter
Possibility a new longform format on Twitter pic.twitter.com/Srk3E6R5sz
— Jane Manchun Wong (@wongmjane) February 2, 2022
Twitter ka tentuar të “argëtohet” me këtë problem, por duket se kompania së shpejt do të mund të ofrojë një zgjidhje më të mirë – publikimin e postimeve me format të gjatë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Twitter është duke punuar në një funksion të ri, që do të quhet Twitter Articles.
Nuk dihet aq shumë për këtë funksion, por duket se përdoruesit do të kenë mundësi të shkruajnë një artikull të plotë në platformë, dhe nuk do të kenë arsye të brengosen për kufizimin prej 280 karaktereve.
Opsioni Twitter Articles do të mund të kishte “tabin” e vet apo seksionin (siç e kanë Spaces dhe Explore tab), por tani është akoma herët të flitet për funksionalitetin, transmeton Telegrafi.
Mbetet të shihet nëse Twitter Articles do të ketë limit sa i përket numrit të karaktereve.