Sokol Cikalleshi e ka vazhduar kontratën e tij me klubin turk edhe për dy vjet të tjera.
Me kontratën e re të nënshkruar, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të jetë pjesë e Konyasporit deri në vitin 2024, shkruan Demokracia.com.
Lajmin e ka bërë të ditur Konyaspor përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.
“Klubi ynë ka rinovuar kontratën me futbollistin tonë të suksesshëm Sokol Cikalleshi deri në vitin 2024, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. Nënkryetari ynë Nuh Kaygısız mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në Sallën e Konferencave të Shtypit të Stadiumit Metropolitan MEDAŞ Konya”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit turk.
✍️ Sokol Cikalleshi ile sözleşme yeniledik
? https://t.co/wG5Eqt1ZAA pic.twitter.com/gRViphyKA2
— İttifak Holding Konyaspor (@konyaspor) February 3, 2022
31-vjeçari i Kombëtares së Shqipërisë është pjesë e Konyasporin që nga vitit 2020 kur u transferuar nga Akhisarspor.
Ndryshe, Konyaspori bën gara në elitën e futbollit turk./Demokracia.com/