Vedat Muriqi në ndeshjen e parë debutuese pësoi humbje me skuadrën e Mallorcës në Kupën e Mbretit.
Mallorca u mposht 1:0 nga Rayo Vallecano në takimin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Mbretit, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u aktivizua nga minuta e parë deri në të fundit në takimin e parë debutues, ndërsa u vlerësua pozitivisht në takimin e mbrëmshëm.
Muriqi madje ishte shumë afër golit në minutën e 80-të kur pas një goditje me kokë topi përfundoi shumë pranë portës kundërshtare.
Ylli dardan, ditë më parë kompletoi transferimin e tij nga Lazio në Mallorca në formë të huazimit deri në fund të edicionit./Demokracia.com/