Ditën e mërkurë (dje) futbolli shqiptar dhe jo vetëm u trondit nga lajmi për vdekjen e lojtarit Aleksandër Lambi.
21-vjeçari humbi jetën në fushën e lojës në një ndeshje në Greqi, kur ra në tokë pa ndjenja, njoftojnë mediat greke, përcjell Demokracia.com.
Së fundmi media greke kanë publikuar edhe pamjet gjatë këtij momenti tragjik.
Futbollisti shqiptar u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetojë.
Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte pjesë e ekipit grek Apolon Smirnis. Së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek./Demokracia.com/