Presidenti i UEFA-s do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme (e enjte).
Aleksandër Ceferin do të zhvillojë takim kokë më kokë me presidentin e FSHF-së, Armand Dukën, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
“Supersport” ka zbuluar edhee aghendën që do të ndjekë nesër slloveni që drejton UEFA-n.
Ceferin mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza“, ndërsa më pas do të drekojë fillimisht me Armand Dukën.
Pas kreut të FSHF-së, Ceferin do të takojë kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu në aghendën e tij do të ketë vend edhe për një vizitë në zyrat e FSHF-së para se të largohet nga toka shqiptare.
Ceferin vjen në Tiranë pas ngjarjeve të fundit që lidhen me procesin zgjedhor të presidentit të FSHF-së. /Demokracia.com/