Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Rayo Vallecanos dhe Mallorcës, aty ku po luan edhe Vedat Muriqi i Kosovës.
Mallorca është në disavantazh minimalisht 1:0 nga skuadra madrilène, shkruan Demokracia.com.
Golin e vetëm të fraksionit të parë të lojës e ka realizuar Trejo në minutën e 44-të.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është aktivizuar nga minuta e parë për Mallorcën.
Muriqi u transferua në formë huazimi te klubi spanjoll nga Lazio deri në fund të edicionit, me mundësi të blerjes. /Demokracia.com/