Lajme
Pas Vitalit edhe Vladimir Klischko regjistrohet vullnetar në ushtri: Jam gati ta mbroj atdheun tim
Demokracia
20:37 | 02 Shkurt 2022

Share:

Ish kampioni i botës në boks në kategorinë e rëndë, Vladimir Klischko është paraqitur në përbërjen rezervë të ushtrisë ukrainase.

Ai ka thënë se dashuria ndaj vendit të tij e ka shtyrë që ta mbrojë atë, transmeton Demokracia.com.

Para disa ditësh edhe vëllai i tij, Vitali, gjithashtu ish kampion botëror në boks, tash kryebashkiak i Kievit, ka thënë se në rast të sulmit rus ndaj Ukrainës, ai aktivisht do të angazhohet në mbrojtje të atdheut.

“Një lagje përtej, vajza ime shkon në shkollë. Shkolla momentalisht është e mbyllur, pasi që ambasadorët i kanë dërguar familjet e tyre në shtëpi. Dashuria për qytetin tim, atdheun tim, familjen, fqinjët, vajzën time sot më ka sjellë këtu, që ta ndërmarr këtë iniciativë dhe tash marr pjesë në këtë mbrojtje territoriale”, ka thënë Vladimir Klischko, i cili së bashku me vëllain e tij ka marrë pjesë në hapjen e qendrës për rekrutim të forcave territoriale të mbrojtjes në kryeqytetin ukrainas.

Ukraina po përgatitet për ofensivë të mundshme ushtarake pasi që Rusia javëve të fundit i ka vendosur qindra mijëra ushtarë në afërsi të kufirit me Ukrainën. /Demokracia.com/

Të ngjashme