Real Madridi e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.
“Mbretërit” do të sfidohen nga skuadra baske në kuadër të çerekfinales së Kupës së Mbretit, shkruan Demokracia.com.
Ajo që bie në sy është mungesa e sulmuesit, Karim Benzema i cili është i lënduar.
Benzema nuk është shëruar ende dhe kësisoj do të jetë hendikep i madh për trajnerin, Carlo Ancelotti në këtë përballje.
Lista e plotë:
Portierët: Courtois, Lunin, Fuidias
Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho
Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Ceballos, Isco, Camavinga
Sulmuesit: Hazard, Asensio, Jovic, Bale, Vinicius, Rodrygo./Demokracia.com/