Sport
FFK e konfirmon, përzgjedhësi i Kosovës emërohet shumë shpejt
Demokracia
18:47 | 02 Shkurt 2022

Share:

Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll do të emërohet së shpejti. Pas shkarkimit të trajnerit zviceran, Bernard Challandes, FFK-ja është në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e mbajtur sot e ka diskutuar edhe zgjedhjen e përzgjedhësit të Kombëtares A, ndërsa konfirmohet se presidenti, Agim Ademi dhe Komisioni janë në bisedime me disa trajnerë dhe se çështja e përzgjedhjes pritet të bëhet së shpejti, raporton Demokracia.com.

“KE diskutoi edhe zgjedhjen e përzgjedhësit të Kombëtares “A” dhe konstatoi se presidenti i FFK-së dhe Komisioni janë në bisedimet me disa trajnerë dhe çështja e përzgjedhjes do të dihet shumë shpejt dhe në kohë të duhur”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga FFK-ja.

Emri më i “lakuar” për të marrë drejtimin e Kosovës është gjermani, Felix Magath.

“Dardanët” shkarkuar në tetor të vitit 2021 trajnerin, Challandes, ndërsa po drejtohen nga trajneri i përkohshëm, Primoz Gliha. /Demokracia.com/

Të ngjashme