Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që të mos i vazhdohet kontrata përzgjedhëses së Kombëtares së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, Afërdita Fazlijës.
Fazlija ishte pa kontratë te Kombëtarja e femrave, ndërsa KE i FFK-së në mbledhjen e sotme vendosi të mos i vazhdonte më tutje kontratën, raporton Demokracia.com.
Bashkë me Fazlijën është larguar edhe shtabit teknik i vashave “dardane”.
“KE analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Kombëtareve si Kombëtares“A” të femrave, U21, U19 , U17, U15 dhe U17 e U19 e femrave. Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga FFK-ja.
LEXO EDHE: Zyrtare: Michael Ness largohet nga posti i trajnerit të “shpresave” të Kosovës
Ndryshe, KE mori vendim të largonte edhe përzgjedhësin e Kombëtares U21 të Kosovës, Michael Ness. /Demokracia.com/