Sport
Moment i sikletshëm i ish-lojtarit të Atleticos gjatë prezantimit në Brazil, në sallë lëshohen zhurma erotike
Demokracia
16:20 | 02 Shkurt 2022

Share:

Ish-mbrojtësi i Atletico Madrid, Filipe Luis, përjetoi një moment të sikletshëm gjatë prezantimit si lojtar i Flamengos në Brazil gjatë prezantimit në vitin 2019.

Gjatë momentit në konferencë për gazetarë kur Luis po fliste, në sallë u lëshua një zhurmë erotike, përcjell Demokracia.com.

Në atë moment, të gjithë të pranishmit filluan të qeshnin, derisa edhe Luis e ndaloi fjalën e tij.


Fituesi i La Ligës dhe drejtori i Flamengos, Marcos Braz, shpërtheu në të qeshura dhe iu desh të qetësohej për një moment të shkurtër përpara se të vazhdonte normalisht me fjalët.

36-vjeçari te Flamengo u transferua nga Atletico Madridi, derisa të kaluarën ishte pjesë e Chelseas e Deportivo La Corunas. /Demokracia.com/

Të ngjashme