Norvegjezja Kajsa Viskhof dhe austriakja Rosina Schenberger, dolën nga shtegu i super sllallomit të madh që u mbajt të dielën në Val Di Fassi të Italisë.
Të dy skitaret përfunduan në rrethojën e shtegut, ndërsa për shkak të lëndimeve që pësuan u desh që të barten me helikopter për në spital.
Sipas shikimeve të para dy skitaret pësuan thyerje nën gjurin e këmbës.
Në garën e rrezikshme triumfoi skitarja vendëse Federice Brignone. /Demokracia.com