Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili në merkaton e janarit erdhi nga Lazio te Majorka në Spanjë, sonte pritet që të debutojë në kuadër të Kupës së Spanjës.
Majorka do të sfidojë skuadrën e Rajo Valejkanos, në orën 20.00, në fazën e çerekfinales të Kupës së Spanjës.
Trajneri i Majorkës, Luis Garcia përmes një konference për media e konfirmoi që sulmuesi kosovar Muriqi mund të debutojë në fanellën e skuadrës spanjolle.
“Nëse kompleton dokumentacionin, Muriqi do të luajë që nga minuta e parë”, tha mes tjerash trajneri i Majorkës, Luis Garcia. /Demokracia.com