Policia ka riarrestuar Masson Greenwod, ndërsa mbi sulmuesin e Manchester Unitedi janë ngritur akuza të tjera.
E dashura e tij e akuzoi 20-vjeçarin për ushtrim dhune dhe përdhunim të dielën, duke sjellë arrestimin e tij nga policia dhe përjashtimin edhe nga klubi.
Por ditën e djeshme talenti i akademisë së “Djajve” është arrestuar për herë të dytë brenda 3 ditëve, pasi është ngritur edhe akuza e kërcënimit me vrasje. /Demokracia.com