Gjilani ka rritur intensitetin e përgatitjeve për stinorin pranveror, atje ku e pret një punë e madhe si në luftë për kreun e tabelës ashtu edhe për Kupën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Skuadra e Bylbyl Sokolit që tashmë ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, fillimisht me A&N që e humbi dhe pastaj e mundi Ramiz Sadikun, do të ketë nesër një test të vështirë ku do të ndeshet me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga.
Sfida zhvillohet në “Tropikal Resort” në Durrës me fillim në ora 15:00. /Demokracia.com