Ndeshja Ramiz Sadiku – Besa edhe pse kishte një mision miqësor ka përfunduar mes grushteve, shkruan Demokracia.com.
Në fakt dy futbollistët Uliks Spahija dhe Venhar Hyseni kanë përfunduar në disiplinor pasi në sfidën e zhvilluar ndërmjet vete në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, janë grushtuar.
Të dy lojtarët janë ndëshkuar me karton të kuq, çka edhe janë dërguar në disiplinor ku pritet të merren vendime ndaj tyre. /Demokracia.com