Ndonëse Dinamo Kiev kryeson kampionatin në Ukrainë me 37 pikë i shkëputur nga Shahktari dhe në Ligën e Europës janë kualifikuar në fazën e 1/16-ve, përsëri tifozët e kësaj skuadre nuk janë të kënaqur me trajnerin e tyre, Mircea Lucesku.
Për shkak se ndeshjet në Ukrainë luhen me tifozë, këta të fundit kanë kërkuar në kor dorëheqjen e trajnerit, gjatë ndeshjes me Lviv, ku Dinamo fitoi 4:1.
Fakti që trajneri rumun, ka drejtuar për 12 vite rivalët e Shahktarit, ka bërë tifozët që të kërkojnë largimin e tij. Pavarësisht koreve të shumta të tifozëve, Lucesku nuk e humbi qetësinë, duke i përshëndetur tifozët me dorë nga stoli i skuadrës ku ndodhej. /Demokracia.com