Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar sonte për veprën sulm ndaj personit zyrtar, pasi u kap nga kamerat duke i rënë shuplakë një zyrtari policor në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës.
Arrestimi i Molliqajt u bë derisa po shkonte në një intervistë në emisionin Pressing të T7.
Por, pikërisht para disa viteve Albin Kurti e kishte sulmuar me sprej Policinë e Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Arrestimi i Dardan Molliqajt nga shumë persona po cilësohet si hakmarrje politike nga kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla. /Demokracia.com/