Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqajt para futjes në emision.
Abdixhiku ka thënë se arrestimi i kryetarit të PSD-së ka shije të hakmarrjes politike.
Tutje ai ka thënë se Qeveria Kurti nuk guxon të përdorë pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike.
“Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura. I bëjë ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike”, shtoi ai.