Myrto Uzuni ishte përforcimi i fundit i Granadës në orët e fundit të merkatos së dimrit.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë iu bashkua klubit të La Ligës nga Ferencvaroshi i Hungarisë, te i cili kishte një aventurë të jashtëzakonshme, çka bëri të binte në sytë e drejtuesve të Granadës.
Në ditën e sotme sulmuesi ka zbritur në stërvitje me ekipin, duke shkëmbyer pasimet e para me shokët e skuadrës.
Faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale ka ndarë një video të stërvitjes së Uzunit me bashkëlojtarë, ku bien në sy edhe golat.
Myrto Uzuni: el primer día como rojiblanco. #UzuniNazarí #BienvenidoUzuni pic.twitter.com/Tmacg7HnYs
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) February 1, 2022
Koha flet në favor të Uzunit pasi ndeshja e radhës do të luhet pas pesë ditësh dhe lojtari ka mundësinë për të debutuar kundër Real Madridit./Demokracia.com/