FC Ballkani ka njoftuar se ka larguar katër futbollistë nga skuadra në afatin kalimtar të janarit.
“Portokallezinjtë” kanë zyrtarizuar ndarjen me futbollistin, Bleon Sekiraqën, ndërsa tre të tjerë i ka dërguar në huazim, shkruan Demokracia.com.
Talenti, Albin Kapra është huazuar te skuadra e Drenicës. “Emnaku” i tij, Albin Berisha i është bashkuar Malishevës, ndërsa Arbnor Halitjaha tek Rahoveci.
Ballkani deri më tani ka afruar vetëm qendërmbrojtësin, Lumbardh Dellova nga Hajduku i Splitit.
Njoftimi i plotë i Ballkanit:
Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve,kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarin Bleon Sekiraqa
Ne si klub e falenderojmë Sekiraqën për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjshme në futboll.
Gjithashtu i’u njoftojmë se kemi gjetur bashkëpunim me klubet nga liga e parë dhe Superliga për huazimin e lojtarëve tanë të cilët nuk kan pasur shumë hapësirë në klub, ku presim se të gjithë do të ken sjellje dhe punë profesionale.
Huazimet:
Albin Berisha – FC Malisheva
Albin Kapra – KF Drenica
Arbnor Halitjaha – KF Rahoveci
Na priftë e mbara Suharekë. /Demokracia.com/