Afatit kalimtar dimëror për transferime në futbollin e Kosovës i erdhi fundi mbrëmë në mesnatë. Klubet kosovare, në veçanti ato elitar të Superligës kishin në dispozicion 31 ditë për të përforcuar skuadrën për stinorin pranveror, raporton Demokracia.com.
Klubi që ka sjellur më së shumti futbollistë të ri në afatin kalimtar të dimrit, bazuar në zyrtarizimet në faqen zyrtare, ka qenë Ulpiana e Lipjanit.
Edhe kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina ishte mjaftë aktive në merkaton e dimrit, duke prezantuar disa emra të ri në skuadër.
Ishin katër skuadra që nuk e zyrtarizuan asnjë përforcim që nga 1 deri më 31 janar, përfshirë këtu dy skuadrat e para në tabelë, Gjilanin dhe Dritën.
Përpos klubeve të Anamoravës, asnjë transferim nuk e zyrtarizoi as Feronikeli që është kapluar në krizë të madhe financiare.
Demokracia.com më poshtë ju sjellë listën e transferimeve të zyrtarizuara nga klubet e Superligës.
GJILANI: Asnjë përforcim
Kampioni vjeshtor në elitën e futbollit kosovar, Gjilani nuk ka zyrtarizuar asnjë lojtar të ri në afatin kalimtar të janarit.
“Kuqebardhët” raportohej në media se kishin disa objektiva, megjithatë për brenda muajit janar nuk prezantuan asnjë futbollist të ri.
DRITA: Asnjë përforcim
Edhe Drita nuk afroi as edhe një futbollist në skuadër.
“Intelektualët” kishin disa largime të zyrtarizuara në faqen zyrtare, por jo edhe afrime.
BALLKANI: Lumbardh Dellova
“Portokallezinjtë” e Suharekës “goditën” fortë në merkaton e dimrit me transferimin e mbrojtësit, Lumbardh Dellova.
Ky i fundit erdhi më shumë bujë në Kosovë, për faktin se kishte paraqitje mbresëlënëse edicionin e kaluar me Prishtinën, duke u stolisur me titullin kampion.
Dellova ishte pjesë e Hajdukut të Splitit.
LLAPI: Ismet Hamdi, Abedel Latif Amadu
Llapi, fituesit e Kupës së Kosovës edicionin e kaluar që tash po duan titullin e kampionit, kanë përforcuar radhët e tyre me talentin gjilanas, Ismet Hamdi dhe së fundmi kanë zyrtarizuar edhe lojtarin e huaj, Abedel Latif Amadu.
PRISHTINA: Bujar Pllana, Agim Zeka, Drilon Cenaj, Sadam Sulley, Adonis Aliu.
Krahas disa largimeve të mëdha, Prishtina ka afruar në ekip disa emra të njohur në futbollin kosovar.
Klubi më i trofeshëm kosovar ka sjellë në kryeqytet pesë transferime të zyrtarizuara nga faqja zyrtare.
DRENICA: Albin Kapra
Drenica që po kalon në krizë financiare e ka afruar zyrtarisht vetëm Albin Kaprën nga Ballkani.
Kapra i është bashkuar “kuqezinjve” në formë huazimi deri në fund të edicionit.
MALISHEVA: Fidan Gërbeshi, Labinot Ibrahimi, Xhevdet Shabani, Behar Maliqi.
Skuadra e inkuadruar këtë edicion në Superligë, Malisheva ka zgjedhur të transferojë disa lojtarë me përvojë të madhe në Superligën e Kosovës në futboll.
Emra si Xhevdet Shabani, Behar Maliqi, Fidan Gërbeshi e Labinot Ibrahimi kanë përforcuar “Rriqrat” e drejtuar nga Arsim Thaqi.
DUKAGJINI: Mentor Zhdrella, Dren Gashi, Stefan Nikoliq, Vitor Hugo Leite Perusses, Melos Zenunaj, Victor Lindenberg Tavares Vieira
Dukagjini i Klinës siç njëra nga skuadrat që ka prezantuar më së shumti futbollist.
Mentor Zhdrella, katër herë lojtari më i mirë në Kosovë i është bashkuar “Hithave” pas një mungese disa mujore në fushat e blerta, derisa me të në klub janë afruar edhe Dren Gashi dhe disa lojtarë të huaj.
ULPIANA: Bebeto, Elmir Lekaj, Esosa Priestley Irogue, Qlirim Avdulli, Domagoj Franic, Gonzalo Ivan Zarate Fagiuoli, Andi Thaqi.
Edhe Ulpiana duke parë që është e rrezikuar për rënie nga elita, ka intervenuar me përforcime në afatin kalimtar duke sjellur shtatë futbollistë.
FERONIKELI: Asnjë transferim
Klubi që po kalon krizë të madhe financiare, Feronikeli, përveç largimeve të shumta nga skuadra, nuk e kanë afruar asnjë lojtar. /Demokracia.com/