Sport
Zyrtare: Llapi prezanton sulmuesin Abedel Latif Amadu
Demokracia
15:04 | 01 Shkurt 2022

Share:

Skuadra e Llapit ka bërë prezantimin zyrtar të sulmuesit Abedel Latif Amadu në ambientet e hotelit “Aska Lara Resort” në Antali, aty ku po vazhdon të përgatitet për stinorin e ri, transmeton Demokracia.com.

Latif i cili kontratën 6 mujore me opsion rinovimi edhe për edicionin e ardhshëm e ka firmosur muaj më parë dhe pas kompletimit të dokumentacionit iu është bashkuar shokëve në përgatitje.

28 vjeçari i lindur më 20 gusht 1993 në Acora të Ghanës dhe i gjatë 190 cm ka bërë karrierë në këto skuadra: Berekum Chelsea FC (Ghanë), Asante Kotoko SC (Ghanë), Dynamo Brest (Bjellorusi), KF Teuta (Shqipëri), SC Kfar Qasem (Izrael), Al-Khaalej (Arabi Saudite) dhe Al-Ansar (Arabi Saudite).

Latif shkëlqimin më të madh në karrierë e ka pasur tek skuadra shqiptare, KF Teuta, me të cilët ishte paraqitur në 66 ndeshje zyrtare(63 kampionat/3 kupë) dhe kishte realizuar 19 gola.

Sulmuesi shtatlartë tashmë është vënë nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina dhe do të jetë forcë shtesë për ekipin tonë në pjesën pranverore të kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës”, ka shkruar KF Llapi në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme