Mbështetësit e klubeve ruse, Zenit, SKA dhe Tosno në bashkëpunim me klubin kulturor ruso-serb “Orlovi” kanë organizuar një turne humanitar në futboll, shkruan Demokracia.com.
Në mënyrë skandaloze, turneu filloi me interpretimin e këngës “Oh Kosova, Kosova”, nën drejtimin e korit për fëmijë.
Një pjesë e fondeve kanë për qëllim blerjen e kambanave për kishën në fshatin serb Donje Vukovski në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pjesa tjetër e fondeve do të përdoren për të ndihmuar familjet serbe në Kosovë.
Organizatorët i dhanë turneut emrin “Rusët në Kosovë”.
Që nga viti 2014, njerëzit nga Rusia kanë sjellur ndihma humanitare në Kosovë për Vidovan.
Turneu në fjalë u raportua edhe në disa media dhe televizione ruse. /Demokracia.com