Sport
Gjyqtari shqiptar sulmohet nga tifozët në Shqipëri, hedhin gjësende në drejtim të tij
Demokracia
18:50 | 31 Janar 2022

Share:

Egnatia dhe Dinamo u ndanë në një barazim 1:1 ndeshjen e fundit të javës së 18-të në Superioren shqiptar, teksa takimi mes skuadrave prodhoi shumë episode, të cilat në fakt nuk iu buzëqeshën vendasve.

Kështu që në minutën e parë Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Gëzim Krasniqit pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Patrik Bardhit.

Ndërkohë, në vazhdim, vendasit pretenduan për një penallti pas një prekje të topit me dorë të Samake, megjithatë, trajneri Enea Jorgji, nuk pati asnjë dyshim për të vijuar lojën pavarësisht protestave.

Por, pas kësaj situate tensioni u rrit, teksa pati protesta jo vetëm nga stafi i Egnatisë, por edhe nga tifozët në tribuna.

Kështu, në fundin e pjesës së parë, Jorgji u kontestua teksa linte fushën për të shkuar në dhomat e zhveshjes, një episode që bëri që edhe pjesa e dytë të niste me vonesë.

Por, nervat nuk i ranë vendasve ndërsa e njëjta situatë u përsërit edhe në përfundim të ndeshjes, ku nga tribuna teksa Jorgji po dilte nga fusha vërshuan shishe dhe sende të tjera.

Megjithatë, forcat e sigurisë bënë të mundur që gjyqtari të largohej pa u lënduar nga fusha duke mos lejuar të goditej nga sendet që u hodhën nga tribuna e rrogozhinasve./supersport

PAMJET

Të ngjashme