Sport
Transferimi i Aubameyangut te Barcelona drejt dështimit, kjo është arsyeja
Demokracia
18:10 | 31 Janar 2022

Share:

Transferimi i Pierre-Emerick Aubameyangut te Barcelona duket se po shkon drejt dështimit.

Sulmuesi nga Gaboni udhëtoi sot drejt Barcelonës për të arritur marrëveshjen personale me klubin.

Aubameyang do të huazohej te Barcelona deri në fund të edicionit nga Arsenali.

Megjithatë, sipas asaj që raporton The Athletic, dy klubet nuk kanë gjetur pajtimin për mbulimin e pagës së sulmuesit në gjashtë muajt sa do të qëndronte Auba në “Camp Nou”, përcjell Demokracia.com.

Aubameyang nuk po kalon momente të mira te “Topçinjtë” të cilët e kanë suspenduar për shkak të disa shkeljeve të rregullave nga lojtari.

32-vjeçari është pjesë e londinezëve që nga viti 2018 kur u transferua nga Borussia Dortmundi. /Demokracia.com/

Të ngjashme