Sport
Granada po i bën gati fanellën, zyrtarizimi i Myrto Uzunit çështje kohe
Demokracia
15:20 | 31 Janar 2022

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka arritur marrëveshje me skuadrën e La Ligës, Granadan.

Sulmuesi shqiptar pritet të kalojë për 3.5 milionë euro në Spanjë, shkruan Demokracia.com.

Vetë klubi spanjoll ka treguar së fundmi se po bën gati fanellën e re, duke lënë të nënkuptohet për zyrtarizimin e Uzunit.


Myrto Uzuni i cili ka shkëlqyer me skuadrën e Ferencvarosit, kualitetin e tij do ta tregojë edhe në një nga ligat më të forta në botë, La Liga.

Në 67 paraqitje me Ferencvarosin, Uzuni ka shënuar plot 36 gola dhe ka asistuar 14 herë.

Sipas raportimeve, shitja e Uzunit, do të jetë më e shtrenjta në histori të Ligës hungareze./Demokracia.com/

Të ngjashme