Frank Lampard është rikthyer në Premierligë, duke u zyrtarizuar si trajner i Evertonit.
Ish-mesfushori anglez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e gjysmë me klubin nga qyteti i Liverpool, shkruan Demokracia.com.
Lampard do të debutojë me Evertonin në takimin e FA Cup ndaj Brentfordit në “Goodison Park”.
43-vjeçari në postin e trajnerit do ta zëvendësojë Rafael Benitezin e larguar.
“Klubi i futbollit Everton mund të konfirmojë emërimin e Frank Lampard si menaxher të ri të klubit”.
“Ish-mesfushori anglez ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare e gjysmë – deri në qershor 2024 – dhe do të marrë drejtimin e Ekipit të Parë për ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup kundër Brentford në Goodison Park të shtunën më 5 shkurt”, thuhet ndër tjerash në komunikatën zyrtare të klubit anglez. /Demokracia.com/
✍️ | Everton Football Club can confirm the appointment of Frank Lampard as the Club’s new manager.
— Everton (@Everton) January 31, 2022