Gjilani nuk a ka nisur aspak mirë stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra që drejtohet nga Bylbyl Sokoli fillimisht u eliminua nga Kupa e Kosovës prej Istogut, raporton Demokracia.com.
Ndërkaq, në Superligë ende nuk e ka gjetur ritmin duke regjistruar tri barazime dhe një humbje.
Në mesditën e sotme, Gjilani barazoi pa gola me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu”.
Demokracia.com ka kontaktuar me drejtuesit e Gjilanit në lidhje me situatën aktuale në klub.
Presidenti i klubit, Florim Zuka ka qenë i shkurtë në përgjigjjen e tij.
“Nuk kam koment”, u përgjigj Zuka kur u pyet në lidhje me ndonjë ndryshim eventual në stafin teknik të Gjilanit.
Ndërkohë, Demokracia.com ka kontaktuar edhe me drejtorin e klubit, Sevdail Robelli.
Ai ka thënë se pavarësisht rezultateve, “Profa” do të vazhdojë të jetë trajner i klubit.
“Rezultatet është e qartë se nuk janë të mira, por ne do të vazhdojmë me trajnerin Bylbyl Sokoli”, ka thënë Robelli të hënën.
Pas 22 javësh në Superligë, Gjilani ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 32 pikë të tubuara, 15 më pak se lideri Drita. /Demokracia.com