Interi u drejtua në rrjetet sociale për t’i uruar fat ish-mesfushorit të tyre, Christian Eriksenit, i cili ka nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me Brentfordin.
Skuadra e Premierligës angleze njoftoi sot nënshkrimin me 29-vjeçarin, shkruan Demokracia.com.
Eriksen kishte ndërprerë kontratën e tij me Interin në fund të vitit 2021 pasi nuk u lejua të luante në Serinë A me një defibrilator të vendosur në zemër.
Interi i ka dërguar një mesazh ish-mesfushorit të tyre përmes rrjeteve sociale.
“Fat të mirë për aventurën tuaj të re, jemi të lumtur që ju shohim të riktheheni në fushë”, shkruan “Nerazzurri” në Twitter duke shpërndarë videon me të cilën Brentford njoftoi nënshkrimin e tij.
Good luck for your new adventure, @ChrisEriksen8 ?
We are happy to see you back out on the pitch!
Forever ??#FCIM https://t.co/RtZAc1Rodm— Inter ??? (@Inter) January 31, 2022
Eriksen iu bashkua Interit në një marrëveshje prej 20 milionë eurosh nga Tottenham në janar 2020.
Ndërkombëtari danez shënoi tetë gola në 60 paraqitje me Interin në periudhën e tij njëvjeçare e gjysmë në San Siro./Demokracia.com/