Sipas raportimeve të gazetës së madhe gjermane “Bild”, Real Madridi i ka siguruar shërbimet e Kylian Mbappes.
Gjithnjë bazuar në këtë raportim, Kylian Mbappe do të nënshkruajë me “mbretërit” në verë si lojtar i lirë, ngase nuk do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainit, përcjell Demokracia.com.
Thuhet se talenti francez do të përfitojë rreth 50 milionë euro në vit nga klubi “mbretëror”.
Mbappe ishte dëshirë e kahmotshme e Real Madridit, ndërsa duket se transferimi i madh do të ndodhë në verën e këtij viti.
Ndryshe, Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi do të përballen edhe në Ligën e Kampionëve në kuadër të 1/16 së finales./Demokracia.com/