Sport
Real Madridi e uron “madrilenin” Nadal për triumfin në Australian Open
Demokracia
17:44 | 30 Janar 2022

Share:

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka fituar për herë të dytë në karrierë Grand Slamin “Australian Open”.

Spanjolli triumfoi dramën në finale ndaj rusit Daniil Medvedev, që zgjati plotë 5 orë e 24 minuta, me 3:2 në sete, shkruan Demokracia.com.

Nadalin e ka uruar klubi spanjoll, Real Madridi, njëherit edhe klubi që ai e simpatizon në futboll.

Los Blancos në një postim në rrjetet sociale e ka uruar Nadalin duke shkruar se janë krenarë që një tifoz i tyre është legjendë e tenisit në histori.

“Urime për fitoren tuaj gjigante në AustralianOpen, Rafael Nadal, Grand Slam-i juaj historik i 21-të! Jemi krenarë që një madridist i madh si ju dhe një anëtar nderi i klubit tonë është një legjendë sportive dhe tenisti më e madh i të gjitha kohërave”, shkroi klubi spanjoll në Tëitter.


Me këtë triumf Nadal është bërë rekordmen me Grand Slame të fituara në tenis.

Ai i ka 21 Grand Slame tani, ndërsa Roger Federer e Novak Gjokoviq i kanë nga 20./Demokracia.com/

Të ngjashme