Faqja prestigjioze “WhoScored” ka publikuar formacionin e më të mirëve të javës në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.
Në këtë formacion është i përfshirë edhe Milot Rashica, shkruan Demokracia.com.
Rashica pati një paraqitje fenomenale në fitoren 2:1 të Werder Bremenit ndaj Eintracht Frankfurtit.
Në këtë formacion, Rashica ka marrë notën 8.2.
Ndryshe, edhe tre futbollistë të Bayern Munichut janë pjesë e kësaj përbërjeje. /Demokracia.com