Kuriozitete
Lojërat Olimpike dhe frika e pandemisë, robotët zëvendësojnë njerëzit në Pekin, sjellin ushqimin te dera
Demokracia
12:25 | 30 Janar 2022

Share:

Lojërat Olimpike Dimërore janë afër dhe për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19  janë vendosur kufizime të rrepta.

Në një përpjekje për të reduktuar ndërveprimin njerëzor, robotët kanë zëvendësuar stafin e shërbimit në dhomën e një hotel në Pekin.

Një video e shpërndarë nga Reuters tregon se si një robot u jep ushqim të ftuarve me lehtësi dhe përsosmëri.

Roboti mbërrin para derës në të cilën i është caktuar të çojë shërbimin, njeriu del shkruan, shënon një kod të caktuar dhe më pas del ushqimi.

Lojërat Olimpike dhe mbajtja nën kontroll e pandemisë është një “sfidë” për Pekinin.

Spektatorët vendas nuk lejohen të marrin pjesë në veprimtarinë që do të fillojë më 4 shkurt.

Më shumë se 2,000 atletë ndërkombëtarë së bashku me 25,000 palë të tjera të interesuara pritet të arrijnë në Kinë për Lojërat Dimërore.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025