Dikur i rrahën, i gjuajtën me mjete të rrezikshme, u shkaktuan lëndime të mëdha, por sot me ardhjen në pushtet, qeveria e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron policinë si shumë profesionale.
Qeveria e Kosovës, përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka falenderuar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në protestën që u mbajt sot, përcjell Demokracia.com.
Ky i fundit përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se qeveria shpreh falenderime ndaj policisë për profesionalizmin dhe durimin.
“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin”, ka thënë ai.
Por Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet me protesta, duke përfshirë këtu edhe me sulmet që ia bënin policisë.
Sulmet nuk ishin vetëm verbale, shumë policë ishin lënduar rëndë gjatë protestave të LVV-së, të cilat kjo parti i shfrytëzoi si mjet për të ardhur në pushtet, përcjell Demokracia.com.
Ekziston edhe një video ku kryeministri Albin Kurti, atëherë liderë opozitar, dëgjohet duke i thënë një polici “o majmun”.
Ndryshe, sot me mijëra persona kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës kundër shtrenjtimit të rrymës.
Protestuesit tentuan të hyjnë brenda objektit, por u ndaluan nga policia./Demokracia.com/