Pas Dusan Vlahovic, Juventus është gati të hidhet në sulm edhe për mesfushorin zviceran Denis Zakaria.
Sipas Kicker, klubi bardhezi duket se i ka bërë një ofertë 7 milionë euro Borussia Moenchengladbach, pesë menjëherë dhe dy si bonus.
25-vjeçari Zakaria është afër skadencës së kontratës dhe Gladbach rrezikon ta humbasë me kosto zero. /Demokracia.com