Sport
Gjilani i Munishit mposhtet me rezultat minimal nga skuadra e madhe turke
Demokracia
16:09 | 29 Janar 2022

Share:

SC Gjilani ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore me skuadrën e njohur turke Gezientep në Antalia të Turqisë, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e Ismet Munishit ka pasur një paraqitje shumë të mirë dhe është mposhtur me rezultat minimal, 1:0, sfidë kjo e fundit në kuadër të përgatitjeve në bregdetin turk.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa golin e vetëm dhe të fitores për turqit e realizoi Joao Figueiredo, në minutën e 48-të.

Gjilani e ka shijuar në maksimum këtë fazë përgatitore, dhe tashmë do të rikthehet në Kosovë, ku do të ketë punë mjaft të vështirë në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në këtë edicion. /Demokracia.com

Të ngjashme