Ka përfunduar protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Pas thirrjes së kryetarit Dardan Molliqaj, në fund protestuesit kanë hedhur poça elektrikë dhe qirinj në drejtim të objektit të Qeverisë, raporton Demokracia.com
Qytetarët kanë mbajtur në duar parulla si “krejt dhe shtrenjtë”, “me popull dhe me rrymë nuk luhet se djegësh” e të tjera.
Molliqaj ka mbajtur një fjalim te dera e objektit të Qeverisë së Kosovës, prej ku e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti.
Molliqaj ka thënë se Kurti është shumë i rrezikshëm dhe se e sheh vetën si “super-men”, raporton Demokracia.com.
“Brenda kësaj ndërtese është një frikacak, një tuc, që vetën e sheh si vetën si super-men, e bash që është tuc, është shumë i rrezikshëm. S’ka as shokë as shoqe me bashkëpunu, ka veç instrumente për me përdorë, edhe për me mashtru”, ka thënë ai.
Në këtë moment, qytetarët që kanë dalë për të protestuar kanë brohoritur “Albin tuci”./Demorkacia.com/