Sport
Arbëria – Feronikeli dhe Drenica – Gjilani: Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjet në Ferizaj dhe Skenderaj
Demokracia
12:36 | 01 Mars 2021

Share:

Java e 22-të në elitën e futbollit kosovar do të mbyllet në mesditën e sotme me dy ndeshje tejet interesante.

Arbëria – Feronikeli dhe Drenica – Gjilani janë dy ndeshjet që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme, shkruan Demokracia.com.

Në stadiumin “Dardania” në Ferizaj, Arbëria kërkon të vazhdojë me fitore në Superligë, derisa Feronikeli poashtu kërkon rezultat pozitiv pas humbjes nga Drenica.

Trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Arbëria: Kaçiu, Bruno, Zabërgja, Bahtiri, Marclei, Avdulli, Lika, Kryeziu, Bruqi, Beqiri, Pira

Feronikeli: Smakiqi, Loshi, Dabiqaj, Thaqi, Hoti, Malaj, Da Silva, Maliqi, Milickoviq, Pllana, Simonovski.

Tutje, në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica e mirëpret Gjilanin e Bylbyl Sokolit.

Drenica hyn në këtë përballje pas fitores ndaj Feronikelit, kurse Gjilani pas barazimit me Ballkanin.

Trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Drenica: Ymeri, Mustafa, Ramadani, Elshani, Dumani, Bejta, Frasheri, Rapo, Uka, Qaqi, Zabergja.

Gjilani: Koliçi, Rapa, Halili, Kastrati, Çyrbja, Hila, Dautaj, Nikaq, Musolli, Kelmendi, Veliu.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme