Dëshironi të fitoni 9,015 € duke shpëtuar planetin? Po, është e vërtetë. OMNI, një kompani ushqimore për qen me bazë bimore, po kërkon në Britani një çift të tillë që pranon të heqë dorë nga të gjitha produktet me bazë shtazore për tre muaj
Kandidati (njerëzor) do të duhet të regjistrojë përvojën e tij, dhe të kafshës shtëpiake, duke monitoruar shëndetin, nivelet e energjisë dhe sjelljen e tyre.
Në këmbim, aplikanti i suksesshëm do të marrë 2,500 £ (3,005 €) në muaj, së bashku me një furnizim tre mujor me ushqim vegan për qen. Kompania kërkon informacion të detajuar në lidhje me përvojën e pjesëmarrësve. Në përshkrimin e punës shpjegohet se “një pyetësor javor do të ofrohet për të dhënë komente mbi faktorë të tillë si shëndeti, nivelet e energjisë, sjellja, lëvizjet e zorrëve, modeli i gjumit dhe atributet fizike si pesha, lëkura dhe gjendja e flokëve/qimeve”.
Për qenin e përzgjedhur, ka edhe një premtim për lodra dhe ushqime vegane për kontributin në projekt. Aplikimet mbyllen më 31 janar.