Lajme
6687 nxënës të infektuar në Kosovë, çdo ditë 20 fëmijë kërkojnë ndihmë në spitale
Demokracia
22:48 | 28 Janar 2022

Share:

Në repartin “COVID-19” të Klinikës së Pediatrisë, gjashtë fëmijë janë duke marrë trajtim si pasojë e infektimit.

Gjendja shëndetësore e tyre sipas drejtoreshës së klinikës është stabile.

Moshat që po prekë varianti “Omicron” janë të ndryshme e brenda ditës së emergjencën e Pediatrisë po marrin shërbim rreth 20 fëmijë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar si të infektuar 189 fëmijë të moshave 0 deri në 9 vjeç dhe 724 të moshave 10 deri në 19.

Përhapja në masë e virusit ka çuar edhe në ndërrimin e metodës së punës në shumë shkolla.

Edona Maloku Bërdyna: Me skenarin B, pra që kombinon prezencën fizike dhe atë online i kemi pesë shkolla. Ndërsa, skenari C ose kalimi në mësimdhënie online është gjithsej 90 shkolla.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit janë 6687 nxënës të infektuar me COVID-19.

Të ngjashme
Lajme • 12 Maj 2025