Sport
Zyrtare: Portieri Armend Blakçori përforcon radhët e Istogut
Demokracia
19:02 | 28 Janar 2022

Share:

Skuadra e Istogut ka bërë sot një përforcim bukur të madh.

Ajo përmes Facebookut ka konfirmuar përforcimin me portierin e njohur Armend Blakçori.

Njoftimi i FC Istogut:

FC Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me portierin Armend Blakçori.

Portieri Blakçori sot ka nënshkruar kontratën me Istogun, e cila vlen  deri me 30 Qershor 2022.

Blakçori është portier me përvojë të madhe në futbollin kosovar, së fundmi ishte pjesë e Ulpianës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për ekipet si: Liria, Ferizaj, Llapi etj.

Armendi është 31 vjeçar, shumicën e karrierës ka mbrojtur në Superligën e Kosovës, dhe besojmë shumë që përvoja e tij e madhe do ta na ndihmojë shumë në arritjen e objektivave tona. /Demokracia.com

Të ngjashme