Liverpooli është i gatshëm ta shesë Xherdan Shaqirin në afatin kalimtar veror, derisa kërkon shumën prej 23 milionë funtesh për ta liruar.
Siç raporton “Football Insider”, ditët e Shaqirit në “Anfield” janë të numëruara, shkruan Demokracia.com.
Andaj, besohet se klubi anglez do ta shesë futbollistin nga Kosova në verën e ardhshme.
Shaqiri u transferua në Liverpool në verën e vitit 2018, për shumën e 13 milionë funtesh nga Stoke City.
Por, Liverpooli dëshiron të gjenerojë fonde në verë nga shitja e Shaqirit.
Ndryshe, reprezentuesi i Zvicrës ishte i kërkuar nga Sevilla dhe Roma në verën e kaluar. /Demokracia.com