Sport
Prezantohet ekipi olimpik i Kosovës për “Pekini 2022”
Demokracia
11:55 | 28 Janar 2022

Share:

Komiteti Olimpik i Kosovës  ka  prezantuar  ekipin olimpik të Kosovës që do të marrw pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Pwr herw tw parw Kosova do të marrë pjesë me dy garues, Albin Tahirin dhe Kiana Kryeziun.

Krasniqi në konferencën e mbajtur sot ka bërë prezantimin e ekipit olimpik të Kosovës, e cila për herë të parë merr pjesë me dy sportistë.

“Është hera e dytë që marrim pjesë në këto lojëra. Albini dhe Kiana do të na përfaqësojnë në këto lojëra që janë të rëndësishme. Albini garon në katër disiplina kurse Kiana në sllallom te madh dhe është femra e parë nga Kosova në këtë ngjarje”, ka thënë fillimisht Krasniqi në konferencë.

“Ndihemi krenar që jemi në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse duke pasur parasysh që 105 shtete nuk kanë arritur normën. Kjo është një arritje e madhe për ne. Detaj tjetër i rëndësishëm është se flamurin ne ceremoninë hapesë do ta bart Albini Tahiri. Pritjet tona në Pekin nuk janë sikurse ato në Tokio, kur dihet se konkurrenca e fortë është në skiijm. Një renditje e mirë e garuesve do të jete sukses i madh për Kosovës. Ekipi niset nesër kurse pjesa tjetër me 2 shkurt”, përfundoi presidenti i KOK-ut. /Demokracia.com

Të ngjashme