Sport
Skiatorja bukuroshe tërhiqet nga sporti, në Olimpiadë shkon si gazetare
Demokracia
11:31 | 28 Janar 2022

Share:

Ish-skiatorja amerikane Lindsey Vonn, një nga ikonat e këtij sporti e tërhequr nga garat dy vite më parë, do të jetë e pranishme edhe në Lojërat Olimpike “Pekin 2022” që nisin pas një jave.

Këtë herë jo si konkurrente në pistë, por si korrespondente e mediave amerikane, për të komentuar garat e skive alpine.

Bukuroshja 39-vjeçarja, fituese e 4 Kupave të Botës dhe 16 kupave në specialitete, është skiatorja me më shumë fitore në histori (ka edhe një medalje ari e dy argjendi në karrierë në Olimpiada). Ajo do t’i shohë këtë herë garat nga një këndvështrim tjetër, si korrespondente e televizionit NBC. /Demokracia.com

Të ngjashme