Lajme
Deputetja nga Vushtrria reagon pas publikimit të videove të “Profës së Tik-Tokut”: Shkolla dhe drejtoria e Arsimit të marrin masa
Demokracia
22:33 | 27 Janar 2022

Share:

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani ka reaguar pas disa videove të publikuara nga një profesor i gjimnazit në Vushtrri. Ujkani përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje drejtorit të gjimnazit dhe Drejtorisë së Arsimit në Vushtrri që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Ajo tha se nj profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë. Postimi i plotë: “Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse kërkon të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.” Naim Frashëri Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit “Eqrem Çabej”- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit “Eqrem Çabej” është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë.
“Profa i Tik-Tokut” – Mësuesi nga Vushtrria me vallëzimin unik bëhet viral në rrjete sociale

Të ngjashme