Xhudistët tanë do të garojnë në Grand Prixin e Portugalisë, që mbahet prej nesër e deri më 30 janar.
Në garë merr pjesë edhe kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e cila garon në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në të njëjtën kategori është edhe Erza Muminoviq. Flaka Loxha garon në -57 kg, ndërsa Laura Fazliu në -63 kg.
“Krasniqi, Muminoviqi dhe Loxha garojnë nesër, ndërsa Fazliu të shtunën. Iu urojmë fat dhe suksese”, ka shkruar KOK. /Demokracia.com