Sport
Zyrtare: Inter prezanton Gosens
Demokracia
20:58 | 27 Janar 2022

Share:

Robin Gosens është zyrtarisht futbollist i Interit. Pas firmës tani ka ardhur dhe zyrtarizimi nga vetë klubi “zikaltër”.

Gosens ka firmosur një kontratë që do e mbaj atë në Milano deri në qershorin e 2026. 27-vjeçari është i dëmtuar dhe pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Inzaghi në fundin e shkurtit.

Ai do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, ndërkohë te llogaria e Atalantës do të derdhen 25-27 milionë euro, përfshirë dhe bonuset. /Demokracia.com

Të ngjashme