Sport
Këta janë gjyqtarët kosovarë që kanë fituar një vend në listën e FIFA-s për vitin 2022
Demokracia
20:54 | 27 Janar 2022

Share:

Drejtuesit e Organizatës Botërore të Futbollit (FIFA) kanë publikuar listën e arbitrave ndërkombëtarë për vitin 2022, shkruan Demokracia.com.

Nga Kosova në këtë listë janë gjithsejtë 10 gjyqtarë, tre kryesorë dhe 7 anësorë.

Genc Nuza, Besfort Kasumi dhe Visar Kastrati janë gjyqtarët kryesorë ndërsa ndihmës janë: Fatlum Berisha, Granit Hyseni, Besnik Morina, Lumturie Muhadri, Fatmir Sekiraqa, Bujar Selimaj dhe Edmond Zeqiri.

Duke e parë performancën e mirë të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare në vitin që lamë pas, këtë vit pritet që atyre t’iu besohen ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare. /Demokracia.com

 

Të ngjashme