Lajme
Ish-zëdhënësi i Merkelit i dashuruar pas Shqipërisë dhe Ismail Kadaresë
Demokracia
18:25 | 27 Janar 2022

Share:

Ish-zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert në një intervistë për mediat gjermane e ka vlerësuar lartë Shqipërinë, duke thënë se me gruan e tij në pranverë do të udhëtojë atje.

I pyetur nga nga revista ‘Süddeutsche Zeitung’ se cilat janë planet e tij për javët dhe muajt e ardhshëm, pasi që është ‘pensionuar’ nga politik me largimin e ish kancelares Angel Merkel, Seibert ka përmendur Ballkanin dhe Shqipërinë, shkruan Demokracia.com.

Seibert thotë se ka dashuri të madhe për shkrimtarin shqiptar, Ismail Kadare.

“Planet e mia janë të paqarta në rastin më të mirë dhe ato ndryshojnë gjatë gjithë kohës. Unë me siguri do të bëj një udhëtim me gruan time. Dhe në pranverë dua të shkoj në Ballkan, patjetër në Shqipëri. Unë kam një dashuri të madhe për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare dhe dua të ndjek pak gjurmët e tij atje. Diçka më tërheq atje, nuk mund ta përmend, por jo gjithmonë duhet të shpjegosh gjithçka”, ka thënë Seibert. /Demokracia.com/

Të ngjashme